Arrestohet dy qytetarë nga Kosova në Tiranë, transportuan armë zjarri

03 mars 2024 | 10:53

Në kuadër të operacionit policor “Transportuesi 4” janë arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët transportuan një armë zjarri nga Kosova me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në kryeqytetin shqiptar.

Konkretisht janë arrestuar dy të rinj 19-vjeçarë, banues në Kosovë.

“Si rezultat i tij, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: R. F., 19 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën të fshehur dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, dhe një silenciator.

Është duke u hetuar identifikimi i personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë vepër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e ka shënuar fitoren e nëntë në edicionin 2023/2024…