Arrestohet i dyshuari që plagosi vëllain e Rexhep Selimit
20 janar 2018
| 13:54
Policia e Kosovës (PK) ka konfirmuar se ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka plagosur Islam Selimin, vëllain e deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi.
“Është arrestuar dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rasti. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.