Arrestohet e dyshuara për vjedhje të shërbimeve
Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale; vjedhje e shërbimeve.
Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, e dyshuara në periudha të ndryshme kohore ka shfrytëzuar shërbime hoteliere duke ju shmangur pagesave të rregullta, vlera e të cilave arrin mijëra euro.
“Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësia e hetimeve të stacionit policor Jugu, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarës; N. K. 22 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës. E dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.