Arrestohet e më pas lirohet burri në Fushë-Kosovë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
07 mars 2023
| 08:38
Një burrë në Fushë-Kosovë është arrestuar pasi dyshohet se në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQPERDORIM I FEMJEVE NE PORMOGRAFI/Fushë Kosovë 06.03.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.