Arrestohet edhe bashkëshortja e Alexei Navalnyt në Moskë

31 janar 2021 | 17:00

Yulia Navalnaya, gruaja e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny, u arrestua gjatë protestave të sotme në Moskë.

Lajmi u konfirmua nga bashkëpunëtorët e Navalnyt përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

“Yulia Navalnaya u ndalua nga policia gjatë një shëtitje paqësore në Moskë. Avokati nuk u lejua ta shihte atë, dhe policia as nuk u prezantua, ata nuk treguan dokumentet dhe as nuk thanë arsyen e arrestimit”, shkroi kreu i departamentit juridik të Fondacionit Navalny, Vyacheslav Gimadi.

Theksojmë se rreth 2300 protestues dhe mbështetës të opozitarit janë arrestuar gjatë protestave të mbajtura kundër regjimit të Kremlinit.

Ndryshe, Navalnyt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë pas rikthimit në atdhe nga Gjermania, ku ishte duke u shëruar me rastin e helmimit me nervin Novichok.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver…