Arrestohet falsifikuesi i 500 eurove
17 tetor 2018
| 10:23
Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se pas një pune hetimore, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari shqiptar, shtetas i Serbisë, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se në bashkëpunim me të dyshuarit tjerë kanë lëshuar në qarkullim një kartëmonedhë të falsifikuar prej 500 euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.