Arrestohet gjakovari, e kërcënoi ish-të dashurën me vrasje nëse lidhet me dikë tjetër

07 janar 2022 | 10:24

Është arrestuar një person nga Gjakova, pasi i njëjti e kishe kërcënuar ish-të dashurën e tij me vrasje, nëse ajo krijon lidhje të re.

Ai gjithashtu e kërcnoi me vrasje edhe nëse ajo e lajmëron policinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë atë me privim nga jeta nëse ajo krijon ndonjë lidhje të re me personin tjetër, apo e lajmëron policinë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, aty bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Viti ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet…