Arrestohet gjilanasi, kanosi me thikë të kuzhinës një person
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një 27-vjeçar në Gjilan, i cili dyshohet për veprën penale “kanosje”.
Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me thikë të kuzhinës një person.
“Në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘kanosje’. Policia e Kosovës në Gjilan, më 13 prill 2021 në orën 18:55 është njoftuar për një rast ‘kanosje’. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është lokalizuar i dyshuari L.Z. i lindur në vitin1993, me banim në Gjilan. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe të i njëjti është gjetur një substancë narkotike me peshë 0.65 gramë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë si dhe një thikë kuzhine me të cilën pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur viktimën. I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, ka njoftuar policia.