Arrestohet gjinekologu që kreu abortin e vajzës së abuzuar seksualisht në Drenas, flet avokati i tij

07 shkurt 2019 | 21:13

Në lidhje me rastin e abuzimit seksual të së miturës në Drenas, është arrestuar edhe mjeku i cili dyshohet se ka kryer abort të palejueshëm.

“Lajmi.net” ka kontaktuar me avokatin e mjekut F., Haxhi Millaku, i cili ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm.

“Ka filluar procedura 48 orëshe, procedura parapenale për dyshimin për vepër penale për të cilën, jo vetëm që është i pafajshëm, por nuk ka asnjë element të asnjë figure”, është shprehur Millaku.

Ai madje fajtor pse gjinekologu gjendet në polici i sheh mediet dhe popullin e dezinformuar.

“Por doktorin, mediat, gazetarët dhe populli i dezinformuar e kanë dërguar në vajtje”, ka vazhduar tutje Millaku

Ai ka thënë se vajza në kontaktin e saj me doktorin ka qenë 18 -vjeçare dhe jo e mitur.

“Ajo nuk është e mitur, ajo është 18 vjet e 7 muaj pa katër ditë. Kontakti i parë që ka pasur me doktorin në ordinancë është në janar të vitit 2019”, ka përfunduar Millaku.

Vlen të theksohet se në lidhje me rastin janë arrestuar edhe mësuesi dhe polici V.V që dyshohet të kenë abuzuar seksualisht të miturën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth darkës në…