![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/foto-1.png)
Arrestohet gjyshi që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn
06 shtator 2022
| 11:16
Është arrestuar burri i moshuar i cili ka tentuar gjatë ditës së djeshme ta sulmojë kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
Lajmin e ka bëtë me dije Policia e Kosovës. Sipas policisë, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Shkolla ‘Ismail Qemali’, Prishtinë 05.09.2022 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.