Arrestohet gruaja që e vodhi llaptopin e Nancy Pelosit, synonte të ia shiste inteligjencës ruse
19 janar 2021
| 16:46
Autoritetet federale amerikane kanë arrestuar një grua nën dyshimin për vjedhjen e një laptopi nga zyra e Kryetares së Dhomës së Sh.B.A. Nancy Pelosi gjatë trazirave në Kongres.
Riley June Williams u arrestua të hënën, konfirmoi një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë.
Byroja Federale e Hetimit (FBI) nuk e akuzoi Williams për vjedhje, por për bastistje të Kongresit.
Në video-kamera është parë se si ajo ka marrë një llaptop dhe të njëjtin ka tentuar të ua shiste shërbimit inteligjent rus.
Plani ka dështuar për shkak të intervenimit të shpejt të FBI.