Arrestohet guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë
18 shkurt 2018
| 15:52
Guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë, Ilmars Rimsevices, është arrestuar të dielën nga Zyra Kombëtare Kundër Korrupsion (KNAB), është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të këtij shteti.
“Zyra Kombëtare Kundër Korrupsion ka zbatuar vendimin për arrestimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Letonisë, Ilmars Rimsevics”, ka thënë kryeministri Maris Kucinskis në një përgjigje me email për “Reuters”.
Shtëpia dhe zyra e guvernatorit janë kontrolluar të premten.