Arrestohet hajni i parave humanitare

15 prill 2021 | 11:42

Më 14 prill, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në Postë ka informuar policinë se një person i dyshuar ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Në lidhje me këtë rast një qytetar në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ka ndaluar të dyshimtin dhe ka informuar policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshimtit.

“I dyshimti së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit iu gjeten 222 (dyqind e njëzet e dy) euro, të vjedhura nga arka humanitare. Policia sekuestroj këtë të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë. Për këtë rast u informua Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendimin për ndalimin e të dyshimtit. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka…