
Arrestohet i dyshimti i kërkuar për vjedhje të rëndë
29 dhjetor 2021
| 12:58
Policia rajonale në Prizren, stacioni policor në Prizren, sot me datë 29 dhjetor 2021, ka realizuar një urdhërarrest të personit të dyshimtë i cili po kërkohej që pesë vite pasi ishte në arrati.
I dyshimti L.Sh i lindur në vitin 1987 në fshatin Krushë e Vogël, është kërkuar për tetë fletarreste në lidhje me rastet vjedhjes e rëndë.
Me urdhër të prokurorit i dyshimti dërgohet në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore.