Arrestohet i dyshuar për shpërndarje të viruseve në rrjete sociale
Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet për shpërndarje të viruseve në llogari të personave të disa personave në rrejtët sociale.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari është arrestuar në Podujevë dhe të nijetit i janë konfiskuar disa pajisje kompjuterike dhe telefon celularë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se përmes internetit ka hyrë në sistem kompjuterik dhe ka arritur të shpërndaj viruse kompjuterike nëpër profile të përdoruesve të rrjeteve sociale, duke dëmtuar imazhin e personaliteteve të ndryshme publike si dhe përfitim material. Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar: 1 shtëpizë kompjuteri, 2 llap top, 2 telefona celular, 1 USB memorie dhe 9 kartela bankare”, njofton Policia.
Sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.