Arrestohet i dyshuar për vrasjen e të riut në Mitrovicë (foto)
04 korrik 2022
| 12:26
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar për arrestimin e Lundrim Beqirit, i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja, ngjarje kjo e ndodhur më 29 tetor të vitit 2021.
Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
25-vjeçari Albert Muja ishte therur për vdekje në Mitrovicë. Të dyshuar për vrasjen janë Lundrim Beqiri dhe A.Z, ky i fundit ishte arrestuar pak ditë pas vrasjes së të riut.
Motivet e vrasjes së 25-vjeçarit mbeten akoma të panjohura.
Kohë më parë policia kërkonte ndihmë nga qytetarët për kapjen e Beqirit.