Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në Breg të Diellit, i gjenden armë në banesë

18 qershor 2024 | 20:47

Është arrestuar personi i dyshuar për gjuajtje me armë në Breg të Diellit, ngjarje kjo e cila ndodhi më 13 qershor të këtij viti.

Policia rastin e ka cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë dhe ka njoftuar se në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore dhe një thikë.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar lidhur me rastin Vrasje e rëndë në tentativë. Rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”.

“Arrestimi i personit të dyshuar: H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuatit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore, një thikë etj. Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan…