Arrestohet i dyshuari për grabitjen me Kallashnikov, në një pompë karburanti në Kamenicë
Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin se ka grabitur një pikë karburanti.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me 22 Qershor 2021 rreth orës 05:40 , një puntorë i një “Pompe të derivateve në Kamenicë lajmëron Policinë e Kosovës (PK) se është grabitur nga dy persona të maskuar, njëri nga ta i armatosur me pushkë automatike.
Sipas ankuesit, atij nën kërcnimin e armës i kanë grabitur para nga arka, ku ai punon.
Policia e Kosovës (PK), njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, në vazhdën e veprimeve hetimore përmes rrugëve operative kanë siguruar informcione të besueshme në bazë të të cilave është arrestuar i dyshuari L. L. (2000).
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Janë gjetë prova të qëndrueshme ,se ai së bashku me D. K. (1996) kanë kryer veprën penale “Grabitje”.
Si provë material janë gjetë dhe sekuestuar arma automatike AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e “Grabitjes”, dy duksa dhe një palë pantollona farmerka.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari L. L. është ndalur për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër D. K. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.