Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë, kërkohej edhe për 18 raste tjera

08 shkurt 2024 | 15:19

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten e ka arrestuar një person, i cili dyshohet për vjedhje në Malishevë. Sipas këtij njoftimi, personi në fjalë dyshohet se ka marrë pjesë në një vjedhje të raportuar me datën 25.12.2023, ku person/a të panjohur kishin thyer automjetin e viktimës në parkingun e një marketi në Malishevë, dhe i kishin vjedhur para dhe gjësende të ndryshme.

“Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, me datën 07.02.2024 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin J. K., i lindur në vitin 1984 shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprën penale të raportuar”, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari bëhet e ditur se ka qenë në kërkim policor edhe për 18 raste të tjera të vjedhjeve të kryera në zonën e Malishevës dhe për t’i ikur kapjes nga policia ka përdorur identitete dhe dokumente të rreme, të cilat i janë gjetur dhe sekuestruar në momentin e arrestimit.

“Veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Prishtinës me 27 vota për ka shfuqizuar…