Arrestohet i kërkuari që ishte dënuar me tre vjet burgim për pjesëmarrje në grup terrorist

18 nëntor 2024 | 16:50

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” me dënim burgimi prej tre vitesh.

Z.B, 40-vjeçar, pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e  Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të caktuar në Komandën…