Arrestohet i mituri në Pejë, vodhi 2 500 franga dhe 500 euro nga çanta e një gruaje
Policia e Kosovës në Pejë ka arritur të arrestojë një të dyshuar për vjedhje.
I dyshuari i mitur me datë 21.12.2019 pas mesnatës kishte vjedhur nga makina çantën e një gruaje nga Shqipëria.
Ajo në çantë kishte 2 mijë e 500 franga dhe 500 euro, dokumentet e identifikimit, patentshoferin, dhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë.
“Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intensivisht me veprimet hetimore, me ç’rast me datë 22.12.2019 rreth orës 4:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar (i mitur), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale”, ka njoftuar policia në Pejë. I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti me kallëzim penal dërgohet në Prokurorinë Themelore Pejë.