Arrestohet i mituri në veri për nxitje të urrejtjes, vendosi pamflete me foton e njërit prej terroristëve të Banjskës

07 korrik 2024 | 15:59

Është arrestuar një i mitur në veri për nxitje të urrejtjes.

Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se i arrestuari ka vendosur pamflete me fotografi të njërit prej terroristëve të Banjskës.

Ndërkaq për Klankosova.tv ka zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast janë idenfitikuar edhe katër persona të tjerë.

Ai njoftoi se tre nga ta janë intervistuar dhe siѯ u shpreh ai, janë duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i pestë në lidhje me këtë rast.

Elshani gjithashtu bëri të ditur se të gjithë të dyshuarit janë të mitur.

“Një person është hasur duke ngjitur disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifikuar edhe katër persona të tjerë”.

“Tre nga ta janë intervistu, janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast”.

“Përpos personit të parë që është arrestuar, 3 të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, thuhet tutje në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehab al-Ghussein, zëvendësministri i Punës i Gazës i emëruar nga…