Arrestohet ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, dyshohet se rrahu një punëtor sigurimi në Gjakovë

27 shtator 2021 | 00:36

Kristë Gjokaj, ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, tashmë pjesë e Policisë Kufitare është arrestuar sot në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali. 

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se Gjokaj dyshohet se ka rrahur një punëtor sigurimi te Liqeni i Dukagjinit në Gjakovë. 

Burimet tutje kanë njoftuar se Gjokaj ishte bashkë me dy persona të tjerë në momentin e përleshjes. 

Ai dyshohet se sulmoi punëtorin e sigurimit, pasi i njëjti nuk i lejoi të qarkullonin në një pjesë ku ndalohej lëvizja. 

Gjokaj tashmë është në stacion policor, duke u intervistuar si i dyshuar.

Kujtojmë se Gjokaj është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan me 120 ditë burgim, që i është zëvendësuar me 2 mijë euro gjobë, për keqtrajtimin e një të prangosuri brenda stacionit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnovic, ka thënë se prania…