Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici
24 qershor 2023
| 19:02
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar sot për korrupsion.
Burime të Anila Hoxhës thonë se për të kishte masë sigurie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion.
Mbi Gjicin rëndon akuza korrupsion i të zgjedhurve në zgjedhje, sipas burimeve jozyrtare, raporton “Top Channel”.
Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij në zonën e vilave gjermane.
Gjici u shkarkua nga detyra e kreut të bashkisë së Kukësit më 16 qershor nga Këshilli i Ministrave, pas një video skandali, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë.
Pas publikimit të videos, Gjici dha dorëheqjen nga detyra.