Arrestohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski
27 qershor 2019
| 11:35
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është paraqitur sot në Gjykatën e Budapestit, të Hungarisë, ku pritet të vendoset ekstradimi i tij, ose jo në Maqedoninë e Veriut.
Ajo që është vënë re, është se Gruevski ka qenë me pranga në duar. Gjithashtu vëmendjen e medieve e ka tërhequr edhe pamja e Gruevskit, i cili është shfaqur me një palë syze dhe kapele të zezë.
Gruevski ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) për disa skandale, ndërsa është i dënuar me burg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz. Ai akuzohet në disa lëndë tjera të PSP-së.
Para disa muajve, Gruevski është arratisur nga Maqedonia dhe ka kërkuar azil në Hungari./dritare.net/