Arrestohet ish-mesfushori gjerman

26 dhjetor 2020 | 08:29

Ish-futbollisti gjerman Deniz Naki është arrestuar të enjten në qytetin e Açen, nën akuzat e është udhëheqës i një organizate kriminale.

Kjo organizatë është përfshirë në shantazhe, trafikim droge dhe financimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, e cila konsiderohet organizatë terroriste.

Naki u lind në Gjermani dhe ka origjinë kurde. Në karrierën e tij, mesfushori 31-vjeçar ka luajtur për Bayer Leverkusenin, St. Paulin dhe Paderbornin.

Tri vjet më parë, ai u përjashtuar përjetësisht nga futbollit turk për përhapjen e propagandës “separatiste dhe ideologjike”, teksa ishte pjesë e Gençlerbirilgit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Prince…