Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar si pjesë e hetimeve të Botërorit 2022, që iu është dhënë Katarit.
Legjenda e futbollit francez ishte zgjedhur president i UEFA-s në vitin 2007 dhe e pati këtë rol deri në vitin 2015 kur ishte dënuar nga Komiteti i Etikës në FIFA, pas disa veprimeve të jashtëligjshme.
Platini është arrestuar në mëngjesin e të martës si pjesë e hetimeve në lidhje me dhënien që iu është bërë Katarit për Botërorin e vitit 2022, shkruan “Mediapart”.
Katari ishte zgjedhur organizator i këtij botërori në dhjetor të 2010-ës.
Platini ishte dënuar pasi kishte marrë një pagesë të 1.35 milion funteve nga FIFA nën urdhrat e Blatterit dhe tashmë i ka kryer tre vite e gjysmë të këtij dënimi.
Ai pritej të pasonte Sepp Blatterin si president i FIFA-s në vitin 2016, por që të dy janë përjashtuar për katër vite nga futbolli.
Platini vazhdon të mohojë se ka pasur ndonjë keqbërje nga ana e tij dhe ka vendosur të marrë masa ligjore për akuzime që i ka cilësuar si të rrejshme.