Arrestohet ish-ylli i NBA-së

30 janar 2024 | 17:03

Ish-ylli i NBA-së, Rajon Rondo, është arrestuar në Indiana të dielën për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe të drogës.

Është gazetari i njohur i NBA-së, Adrian Wojnarowski, i cili ka dhënë lajmin mbi arrestimin e Rondos.

“Ai u ndalua për shkelje të trafikut dhe oficeri ndjeu erë kanabisi, gjë që çoi në kontrollin e makinës në të cilën u gjet një armë, kanabis për përdorim personal dhe mjete droge”, tha një zëdhënës i policisë.

Rondo u dërgua në burg, pas së cilës ai menjëherë kërkoi lirim me kusht dhe të gjitha akuzat ndaj tij janë kundërvajtje.

Në një karrierë të pasur në NBA që zgjati 16 vjet, Rondo luajti për Boston, Dallas, Sacramento, Chicago, New Orleans, Los Angeles Lakers, Atlanta, LA Clippers dhe Cleveland, ku angazhimi i tij i fundit në NBA ishte në vitin 2022.

Ai ishte dy herë kampion i NBA-së, mori pjesë katër herë në ndeshjen All-Star dhe mori çmime të shumta individuale si asistuesi më i mirë, vjedhësi i topave dhe disa tjera.

Kujtojmë se në vitin 2022 gruaja e tij e ka denoncuar pasi ai e kërcënoi se do ta vriste dhe në atë kohë ai kishte edhe një armë dhe po thyente gjithçka përreth shtëpisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manuel Neuer gëzon reputacion të gjerë te tifozët e Bayernit…