Arrestohet kryepeshkopi i Kishës ukrainase në Krime
Zyrtarët e sigurisë së Rusisë kanë arrestuar kreun e Kishës Ortodokse ukrainase në gadishullin e aneksuar të Krimesë, raporton “Current Time”.
Ende nuk është e qartë arsyeja e arrestimit.
Kryepeshkopi Kliment është arrestuar në një stacion autobusësh në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol, raporton rrjeti në gjuhën ruse i “REL”-it, “Current Time”.
Kisha Ortodokse ukrainase përmes një komunikate ka thënë se Kliment është dërguar stacionin policor të rajonit të Kyivit.
Vetë Kliment ka konfirmuar arrestimin e tij në një bisedë telefonike me agjencinë “AFP”. Ai ka thënë se policia nuk i ka treguar se pse e ka ndaluar.
Arrestimi i kreut të Kishës vjen disa javë pasi Kisha Ortodokse në Ukrainë fitoi pavarësi, duke i dhënë fund kontrollit fetar mbi 330-vjeçar nga Rusia.