Arrestohet “Kukulla” kolumbiane, vrasësja e rrezikshme me pagesë

06 dhjetor 2024 | 23:59

Nofka e saj është “Kukulla”, por nuk është kaq “e ëmbël” pasi konsiderohet si anëtarja kyçe e një organizate kriminale në Kolumbi dhe që dyshohet se është e lidhur me disa vrasje, përfshirë atë të “ish”-it të saj. Arrestimi i saj ka marrë vëmendje ndërkombëtare edhe për shkak të vështrimit që i ka hedhur fotografit në momentin që pozonte me pranga në duar.

Por kush është “Kukulla”?

23-vjeçarja Karen Julieth Ojeda Rodriguez, e njohur ndryshe si “La Muñeca”, e ka lidhur emrin e saj me kryerjen e disa vrasjeve. E reja, e cilësuar si një “ekzekutuese e rrezikshme” nga gazetari Jacobo Solano Cerchiaro. Ajo dyshohet se drejtonte një rrjet kriminal të specializuar në larjen e hesapeve.

Arrestohet “Kukulla” kolumbiane, vrasësja e rrezikshme me

Si e kapën “Kukullën”?

Mes viktimave të saj thuhet se përfshihet edhe ish-partneri i saj, të cilin e takoi në një trotuar të izoluar për t’i vendosur një kurth. Deyvy Jesús García Palomino, i njohur gjithashtu si “Orejas”, u qëllua të dielën e 23 korrikut në një zonë rurale të Piedecuesta.

Nga hetimet e policisë rezultoi se viktima ishte takuar me “La Muñeca”, gjoja për të zgjidhur një mosmarrëveshje parash. Këtë e kanë dëshmuar edhe bisedat në celularin e tij.

Ishte një pritë. Kur mbërriti, Deyvy Jesús u kap nga dy burra të cilët iu afruan me një motoçikletë dhe e qëlluan pa paralajmërim në gjoks.

Viktima u dërgua me urgjencë në spitalin lokal Piedecuesta, ku u shtrua në gjendje kritike dhe vdiq pak kohë më vonë. Më 30 shtator, policia konfirmoi arrestimin e “La Muñeca”, së bashku me një grua tjetër, në lidhje me ngjarjen.

Në shërbim të “Los de la M”

Sipas autoriteteve kolumbiane, gruaja punon për bandën kriminale të njohur si “Los de la M”, e cila aktualisht po lufton me organizata të tjera rivale në rajon për kontrollin e paligjshëm të gjobave dhe trafikun e drogës.

“La Muñeca” luajti një rol kyç në koordinimin e vrasjeve selektive për para, të urdhëruara nga rrjeti kriminal, i drejtuar nga John Jairo Fernández Portala Marihuano nga burgu. Së bashku me Karen Julieth, policia arrestoi edhe një burrë të quajtur Leopoldo, të cilit i sekuestruan një pistoletë 9 milimetra dhe një motoçikletë.

Burri thuhet se është një nga njerëzit e besuar të La Muñeca-s. Me arrestimin e të dy personave, autoritetet kolumbiane shpresojnë se do të ketë më shumë “qetësi” në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Federale e Apelit të premten ka refuzuar ankesën e…