![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/6DE9282B-F79E-4DCE-80D4-772D05FCDB0B.jpeg)
Arrestohet Maradona
22 maj 2019
| 21:11
Futbollisti i famshëm argjentinas Diego Maradona u arrestua në aeroport sot pasi ish e dashura e tij e akuzoi për shkak të një borxhi prej 5.7 milionë euro, njoftojnë mediat në Argjentinë.
Maradona (58) u arrestua nga autoritetet argjentinase pas mbërritjes nga Meksika në Buenos Aires, pasi ish- e dashura Rocio Oliva ngriti padi kundër tij, transmeton “KP”.
Oliva kishte qenë në lidhje me futbollistin për gjashtë vjet dhe lidhja e tyre mori fund në dhjetorin e vitit të kaluar.
Për këtë rast ka raportuar edhe “The Sun”.