Arrestohet Michael Madsen

27 mars 2019 | 11:13

Aktori Michael Madsen u arrestua për ngasje të makinës nën ndikimin e alkoolit, në Malibu të Kalifornisë. 61-vjeçari, i cili njihet për punën e tij në shumë filma të njohur, u aksidentua derisa ishte duke i dhënë një makine të tipit “Land Rover”, ka raportuar “TMZ”.

Ai ishte në gjendje të dehur, prandaj u mor në paraburgim. Madsen u arrestua edhe në vitin 2012 për të njëjtën gjë. Në të njëjtin vit, ai shkoi në një rehabilitim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot,…