Arrestohet Milaim Zeka
26 shtator 2018
| 11:20
Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar arrestimin e deputetit Milaim Zeka.
Zëvendësprokurori i kësaj Prokurorie, Ibrahim Berisha, ka thënë për “Klan Kosovën” se deputeti Zeka është arrestuar me urdhër të Prokurorit kujdestar derisa aktualisht është në mbajtje.
Berisha duke mos dhënë më shumë detaje ka thënë se deputeti i Nismës është arrestuar për veprën “kanosje”.
Milaim Zeka të hënën në televizionin T7 kishte kërcënuar Prokurorin Special, Afrim Shefkiu.
Ai kishte deklaruar se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun dhe privatisht.
Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës në rastin e mashtrimit me vizat e punës për Gjermani.