Arrestohet ministri i Bujqësisë i Ukrainës, dyshohet për korrupsion
27 prill 2024
| 21:48
Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh.
Ai po përballet me akuza se ai mori pjesë në sekuestrimin e paligjshëm të tokës shtetërore me vlerë më shumë se 7 milionë dollarë (mbi 6 milionë e gjysmë euro), kur ishte kreu i një kompanie të madhe bujqësore dhe një anëtar parlamenti. Ai u lirua me kusht, raporton The Guardian.
Solskyi mohon akuzat dhe ofroi dorëheqjen e tij këtë javë, duke premtuar se do të bashkëpunojë me hetimin.