Arrestohet ministri i Sigurisë i Bosnjës, Nenad Neshiq

26 dhjetor 2024 | 15:22

Ministri i Sigurisë i Bosnjës, Nenad Neshiq, u arrestua të enjten bashkë me gjashtë persona të tjerë nën akuzat për krim të organizuar, përfshirë pastrimin e parave, abuzimin e postit publik dhe marrjen e ryshfetit, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Prokurori Shtetëror dhe Ministria e Brendshme e Republikës Serbe të Bosnjës kanë qenë duke e hetuar korrupsionin e dyshimtë në kompaninë publike “Rrugët e RS-së”, ku Neshiqi ishte menaxher gjeneral nga viti 2016 deri më 2020, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe menaxheri gjeneral i tanishëm i kompanisë, Milan Dakiq, si dhe Mladen Luçiq, vëllai i një ish-ministri.

Askush nga kompania nuk ishte menjëherë i qasshëm për koment. Neshiqi, Dakiqi dhe Luçiqi nuk mund të kontaktoheshin për komente.

Prokuroria nuk i publikoi emrat e katër personave të tjerë që janë arrestuar.

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, e akuzoi Zyrën e Prokuroit për fushatë përndjekjeje kundër zyrtarëve qeveritarë serbë.

“Procedura e nisur nga Zyra e Prokurorit të Bosnjës kundër ministrit të Sigurisë, Nenad Neshiq, është tërësisht e papranueshme” – shkroi Dodiku në rrjetin X, transmeton nacionale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën (28 dhjetor 2024), me fillim nga ora 12:00-17:00,…