Arrestohet modelja Katie Price

22 janar 2022 | 19:29

Katie Price është arrestuar me dyshimin se ka shkelur urdhrin e saj të ndalimit pasi dyshohet se i dërgoi mesazhe të fejuarës së ish-burrit të saj Kieran Hayler, ka zbuluar e përditshmja britanike DailyMail.

Policia e Sussex-it tha se një grua rreth të 40-tave u arrestua në një pronë në Partridge Green, në perëndim të Sussex-it rreth orës 12:15 të natës së kaluar.

Një zëdhënës shtoi se një raport ishte bërë në orën 17:45 të së premtes në lidhje me një shkelje të dyshuar të një urdhër-ndalimi.

Price, e cila jeton në ‘Mucky Mansion’, i ndalohet të kontaktojë të dashurën e Hayler, Michelle Penticost, sipas kushteve të një urdhër-ndalimi pesëvjeçar të lëshuar nga gjykata, pasi ajo e dhunoi verbalisht atë në një kënd lojërash të një shkolle.

Ish-modelja magjepsëse, 43 vjeçe, ka akuzuar ish-burrin e saj, 34 vjeç, për përdhunimin e një vajze të mitur në vitin 2016 para divorcit të tyre dy vjet më vonë.

Zoti Hayler, një ish-striptist, ka mohuar me zemërim akuzat duke i quajtur ato “të rreme” dhe është zotuar të bashkëpunojë me policinë.

Në orën 17:45 të së premtes (21 janar) policia iu përgjigj një raportimi se një e dyshuar kishte shkelur urdhrin e saj të ndalimit”, tha një zëdhënës i forcave policore.

“Oficerët arrestuan një grua rreth të 40-tave, e cila mbetet në paraburgim ndërsa hetimet janë në vazhdim”. DailyMail u është drejtuar përfaqësuesve të Price dhe zotit Hayler për të marrë komente lidhur me rastin.

E fejuara e Hayler, Miss Penticost, 39 vjeçe, ndau me ndjekësit në Instagram një mesazh të fshehtë ku shkruhej: “Njerëzit normalë nuk shkojnë përreth duke shkatërruar qeniet e tjera njerëzore”. Ajo gjithashtu ia bashkëngjiti postimit edhe hashtag-un “urdhri kufizues”.

Price pretendon se ajo shkoi në polici para divorcit – por sugjeron që viktima e supozuar tani është paraqitur vetë.

Policia e Sussex-it thotë se zoti Hayler nuk është arrestuar dhe e përshkroi viktimën e supozuar si një ‘vajzë’, e cila ishte nën moshën 16-vjeçare në vitin 2016.

Një zëdhënës nga policia tha: “Ne po hetojmë një raport që në vitin 2016, një vajzë u përdhunua nga një mashkull i rritur i njohur për të në një vendndodhje në perëndim të Sussex-it”.

“Për momentin nuk është bërë asnjë arrestim. Vajza po merr mbështetje nga oficerë të trajnuar posaçërisht”, shtoi ai.

Zëdhënësi për media i Hayler tha më parë për The Mirror: “Kieran është absolutisht i shkatërruar nga këto pretendime të pavërteta dhe ka kërkuar që të takojë oficerin hetues sa më shpejt të jetë e mundur për të pastruar emrin e tij”.

“Ai është i sigurt se këto akuza janë të rreme dhe janë fabrikuar nga një palë e tretë në një akt hakmarrjeje”.

“Ai do të luftojë për të pastruar emrin e tij dhe për më tepër që përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.

Një burim i afërt me Hayler shtoi për The Sun: “Policia ka qenë në kontakt me Kieran në lidhje me një akuzë nga viti 2016, e cila besohet të jetë bërë nga Katie. Ajo lidhet me dikë që e njihnin ndërsa ishin të martuar”.

“Kieran po bashkëpunon dhe këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të keqe – por ai është i lumtur të flasë me policët për këtë”.

“Ai thjesht dëshiron që martesa e tij me Katie të jetë temë e mbyllur e së kaluarës”, përfundoi burimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germain bëri që shumë…