Arrestohet Naim Murseli bashkë me Granit Plavën për vrasjen Liridona Murselit

01 dhjetor 2023 | 18:06

Policia e Kosovës ka arrestuar Naim Murselin, bashkëshortin e Liridona Murselit e cila mbeti e vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dy ditë më parë. Ai është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit së bashku me një person tjetër, bashkfshatarin e tij Granit Plavën që dyshohet ta ketë paguar.

Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Ngjarja sipas rrugëve zyrtare u raportua si grabitje që eskaloi në përdorimin e armës nga e cila gjeti vdekjen tashmë e ndjera, Liridona Murseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfimruar sot se janë arrestuar dy…