Arrestohet në aeroport shtetasi i huaj, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

13 shtator 2021 | 18:27

Autoritetet e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot kanë ndaluar një person mashkull, shtetas i huaj nën dyshimin për “falsifikim të dokumenteve”, i cili bashkë me disa persona tjerë tentonte të udhëtonte në relacione tjera.

Autoritetet policore të Republikës së Kosovës gjatë kontrollit të dokumenteve kanë ngritur dyshimin e bazuar sa nga i dyshuari shtetas i huaj janë falsifikuar leje qëndrimet e një shteti tjetër dhe kanë ndërmarr veprimet për verifikim të mëtejmë.

“Në konsultim me prokurorin kompetent dokumentet e dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar, përderisa personi i dyshuar mashkull është ndaluar për procedura të mëtejme”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti me përvojë, Mark Gasoll, do ta vazhdojë karrierën në…