Arrestohet në flagrancë duke blerë drogë një pjesëtar i Policisë së Kosovës

28 tetor 2024 | 21:17

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është zënë në flagrancë sonte duke blerë drogë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se i dyshuari është polic i ri, nga gjeneratat e fundit.

Reporteri.net merr vesh se Policia e Kosovës ishte në vendin ku ndodhi arrestimi për një rast tjetër dhe rastësisht polici i dyshuar ka rënë në duart e tyre.

Për rastin ende nuk kanë folur nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi shënoi fitore shumë të rëndësishme nën debutimin e trajnerit…