Arrestohet në Hajvali i dyshuari për plagosjen e një personi sot në Prishtinë
04 gusht 2018
| 19:36
Rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna më armë në Prishtinë, më ç’rast është plagosur një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.
I dyshuari ishte identifikuar nga ana e policisë, por kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Mirëpo, sot rreth orës 18:30 policia e ka arrestuar të dyshuarin 35 vjec J.Uka.
“Pas një pune intensive hetimore dhe aplikimit të veprimeve të avancuara operative, rreth orës 18:30, në fshatin Hajvali të komunës së Prishtinës, hetuesit rajonal kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin J. UKA 35 vjeç, si dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një revole e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë për lajmi.net, Agron Borovci, zëdhënës i policisë.