Arrestohet në Irak kreu i ISIS-it

04 dhjetor 2019 | 11:47

Autoritetet irakene kanë njoftuar kapjen e Abu Khaldoun, zëvendësi i ish-kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagdadi, i vrarë në Siri nga një komandë amerikane në fund të muajit tetor.

Sipas policisë, cituar nga mediat lokale, “policia, pasi mori informacione të sakta, arrestoi terroristin e njohur Abu Khaldoun në një apartament në zonën e Hawija të provincës së Kirkakut”.

Në fund të muajit tetor, Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Abu Bakr al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra, gjatë bastisjes së kryer nga ushtria amerikane në veri-perëndim të Sirisë të shtunën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sukseset e mëdha të xhudos në krye me trajnerin Driton…