Arrestohet në Maqedoni kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së në Gjilan
10 gusht 2018
| 23:39
Është arrestuar në Maqedoni, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, degës në Gjilan, Afrim Rexhepi.
Lajmin e ka bërë të ditur, kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, derisa ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
“Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UÇK-së, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi nga Policia e Maqedonisë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!”, ka shkruar Haziri në profilin e vet në “Facebook”.
Tash për tash mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e arrestimit të Rexhepit.