Arrestohet në Sarajevë djali i Naser Kelmendit

13 korrik 2022 | 08:02

Njësitë Speciale të Bosnjë-Hercegovinës e kanë arrestuar Elvis Kelmendin, djalin e afaristit të akuzuar për trafikim të drogës, krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Për vepra kriminale akuzohet edhe Elvis Kelmendi i cili u arrestua të martën bashkë me gjashtë persona të tjera në Sarajevë.

Aksioni i policisë ka qenë i mbikëqyrur nga Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës me urdhër të gjykatës shtetërore, raporton“n1”.

“Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim të mbledhjes së provave materiale”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën e mban ceremoninë…