Arrestohet në Turqi krimineli serb, Zelko Bojaniq

06 nëntor 2022 | 21:33

Njëri nga kriminelët më të kërkuar në botë, kreu i bandës serbe, Zelko Bojaniq, është arrestuar sot në Turqi.

Mësohet se kreu i bandës serbe, Zeljko Bojaniq, emri i të cilit është i përfshirë në kontrabandë droge dhe i kërkuar me njoftim të kuq nga Interpoli, është kapur në vilën e tij në Stamboll Sarıyer, shkruan t24, transmeton klankosova.tv.

Ai dyshohet për vrasjen e Rosto Mijonovikut, i cili gjithashtu është shtetas serb.

Me dyshimin se Bojaniq mund ta varroste viktimën aty, ekipet e policisë turke gërmuan në kopshtin e shtëpisë. Shtëpia dhe kopshti i gërmuar i Zelko Bojaniqit, i cili u deklarua se ishte kapur, është vëzhguar dhe parë me dron, nga ajri.

Interpoli kishte lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për Bojaniqin nën dyshimin e përfshirjes së tij në kontrabandën e drogës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e cilëson moment të…