Arrestohet në Zubin Potok i kërkuari nga Interpoli
15 dhjetor 2018
| 13:04
Një serb, shtetas i Bosnje dhe Hercegovinës është arrestuar në Zubin Potok, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Interpoli.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Po në Zubin Potok, në bazë te urdhëresës lëshuar nga Interpoli, është arrestuar i kërkuari mashkull Serb /shtetas i BH. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari dërgohet ne qendrën e mbajtjes”, ka thënë Hoxha për gazetën “Epoka e re”.
/Epoka e Re/A.M