Arrestohet njё person i dyshuar pёr tё shtёna me armё nё njё aheng
Më 20 gusht rreth orës 15:00, gjatë realizimit të planit operativ “Goditja”, Stacioni Policor nё Pejё, ka pranuar informacion se nё fshatin Graboc-Pejё, nё njё aheng ka ta shtëna me armё.
Njësitet relevante menjëherë janё përgjigjur duke marr informacionet e duhura dhe lokalizimin e vendit ku dyshohej se ёshtё shtёnё me armё.
Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, nga i njëjti ёshtё marrё urdhër pёr kontroll/bastisje.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) armё AK 47
• Tre (3) karikator tё sё njejtёs armё
• Njёqind e njёzet e njё (121) fishekё kal: 7.62x39mm
• Dy (2) fishek kal: 7.9mm
• Gjashtё (6) gëzhoja kal: 7.62x39mm
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёgohet nё mbajtje pёr 48- orё.