Arrestohet një 19-vjeçar, dyshohet për disa vjedhje
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person, i cili dyshohet për disa vjedhje.
Sipas policisë, personi i arrestuar dyshohet për përfshirje në 15 raste të vjedhjeve.
“Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik – biçikletë, gjenerator, vegla pune, etj. Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: G.B . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, ka njoftuar policia.