Arrestohet një 20 vjeçar, dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiq kadeti i policisë
Është arrestuar një person i dyshuar për aksidentin që ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Jashanicë të Klinës.
Si pasojë një person vdiq.
Siq është mësuar personi që humbi jetën në aksidentin e djeshëm është F.Sh, i cili ishte kadet i policisë.
Në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të policisë në Pejë, thuhet se i dyshuari është një 20-vjeçar me inicalet A.D.
Ai u kap pas një pune intensive nga ana e organeve të rendit.
Ky ishte kadeti i Policisë.
Flordian Shabaj vdiq sot në një aksident rrugor në Klinë, teksa ishte nisur drejt Akademisë Policore.
Ai i përkiste gjeneratës së 57-të të Policisë, teksa kjoështë hera e pare që një kadet i Policisë humb jetën në kësi lloj aksidenti, raporton Indeksonline.
Vdekja e tij ka tronditur miqtë dhe familjarët, të cilët thonë se Flordiani ishte djalë i urtë, i sjellshëm dhe shumë miqësor.
Flordiani la pas vetës bashkëshorten dhe një vajzë të vogël.