Arrestohet një 21 vjeçar, dyshohet se dhunoi 16 vjeçaren në një motel të Fushë-Kosovës
27 nëntor 2022
| 21:02
Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar, i dyshuar për dhunim.
Arrestimi i 21 vjeçarit është bërë mbrëmë.
I njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër 16 vjeçare, në një nga motelet e Fushë-Kosovës.
Kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës.
Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Kujtim Munishi, ka deklaruar se nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 21 vjeçarit.
“Po është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit. Hetimet janë duke vazhduar dhe ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”,tha Munishi teksa u deklarua për rastin.
Ndryshe 16 vjeçarja theksohet se ishte raportuar e zhdukur për një javë.