Arrestohet një 21-vjeçar nga Kosova në Portin e Durrësit, kjo është arsyeja
21 vjeçari, Valmir Ademi nga Kosova (rezident në Francë) është arrestuar në Portin e Durrësit me një armë zjarri pistoletë që dyshohet se do ta trafikonte.
Gjatë kontrollit policia i ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra të saj.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë zjarri që do ta trafikonte drejt vendit të tij të rezidencës, u finalizua operacioni policor i koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit në dalje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi nga Kosova, V. A., 21 vjeç, rezident në Francë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“, njofton policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
https://fb.watch/mBuoZBFE97/?
https://fb.watch/mBuoZBFE97/?mibextid=KZAQMH